Mësuesja me koronavirus/ Banon në të njëjtin pallat ku rezultoi i infektuar një çift

Shkon në 26 numri i të prekurve me Covid 19 në Fier.

Një mësuese ka dalë pozitive pas kryerjes së testimit të koronavirusit. E infektuara banon në lagjen "15 Tetori" dhe ndodhet në të njëjtin pallat ku tre ditë më parë rezultuan me Covid 19 një çift të moshuarish.

Mësuesja e prekur me Covid 19 jeton në të njëjtën banesë me prindërit e saj. Pasi rezultoi pozitive, mësuesja është vetëkarantinuar në banesë. Pallati ku jeton arsimtarja është dezinfektuar për të tretën ditë radhazi nga bashkia e Fierit.