Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka njoftuar se se janë shëruar edhe 23 pacientë të infektuar me COVID-19: “Lajm i mirë, 23 të shëruar sot”, shkruan Rama, lajm të cilin e ka shpërndarë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë që tashmë, numri i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri ka shkuar në 154. Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 382 dhe 22 persona kanë ndërruar jetë.