Kreu i qeverise ka publikuar kurbën e vdekshmërisë për vendet ku virusi është më i përhapur dhe shkruan se "vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri".
Reagimi i Kryeministrit Rama: VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri. Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!