E FUNDIT/ Zi në familjen e Luan Ramës, ish deputeti humb njeriun e shtrenjtë të familjes...

Familja e Luan Ramës është në zi.

Lajmin e trishtë e ka bërë vetë më dije ish-deputeti i LSI-së i cili shkruan se "zemra e babait të tij pushoi së rrahuri”. 

Më duhet të shkruaj nën peshën e malit të dhimbjes së birit që humbet babën se KOMANDANTI IM i mbylli sytë përgjithmonë! Zemra e Mersin Ramës pushoi së rrahuri, për të pulsur për aq sa të kem frymë në zemrën time. Ceremonitë e nderimit dhe të përcjelljes do të zhvillohen në Shtëpinë e Funeraleve Alba 2000, në ish ambasadën jugosllave, në Rrugën e Durrësit. Ceremonia e varrimit do të kryhet sot më datë 18 korrik, në ora 16:00 në varrezat e Tufinës”, shkruan Luan Rama.