“Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit”, Gazetari: Metës po i vjen fundi politik, çfarë pritet...

Gazetari Sokol Bregu foli për kërcënimet dhe fyerjet që Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. 

Gazetari tha se sulme të tilla vijnë për shkak se Meta është i shqetësuar se ajo çfarë ka rezultuar pas hetimeve të SPAK ndaj tij, mund t’i ndërpresë përfundimisht aktivitetin politik. 

"Çdo njeri që po i vjen një ndërprerje e një aktiviteti politik pritet që të bëjë sulmet e veta. Unë nuk e kuptoj se çfarë do prisnim nga Meta, të thoshte “faleminderit SPAK që po më heton”? Shqetësohen më shumë ata që e shohin këtë retorikë dhe nuk shqetësohet ai. Po të ishte kaq i shantazhueshëm të gjithë ata që ishin në akuzë do dilnin të flisnin kështu dhe të shpëtonin. Ka ardhur koha që t’i japë një përfundim SPAK nëse do e dërgojë në GJKKO. Jemi në fund të hetimeve. Mesa di unë lidhur me dosjen, vjehrra ishte një ndër dëshmitarët e fundit që do merrej në pyetje por ajo është për pistën e fshehjes së të ardhurave dhe evazionit", tha Bregu.