LAJM I FUNDIT – E trishtë! Vdes kirurgia e parë shqiptare, mjekja ishte...

Ndahet nga jeta Kirurgia e parë shqiptare, Xhika Leku. 

Mjekja e njohur ka punuar në Spitalin e Mitrovicës për 37 vite, ndërsa lajmi konfirmohet nga “Oda e Mjekëve” të cilët shkruan një mesazh lamtumire. konfirmon lajmin e hidhur me një mesazh lamtumire për mjeken e dashur. 

"Ndahet nga jeta Dr. Xhika Leku, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme. Dr. Xhika Laku përfundoi specializimin për Kirurgji të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Zagrebit, në vitin 1989 dhe ishte kirurgia e parë shqiptare në Kosovë. Për vite me radhë punoi në Spitalin “Dr. S. Haxhibeqiri”, në qytetin e Mitrovicës, ku u shërbeu qytetarëve në Kirurgji. Oda e Mjekëve shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të saj”, thuhet në mesazhin e lamtumirës.