Tomor Alizoti: S'pyesim fare çfarë thonë ndërkombëtarët, është e turpshme që...

Opozita e Berishës është përqendruar jo pak te protesta te Bashkia e Tiranës me kërkesën e tyre për dorëheqjen e Erion Veliaj, mirëpo për ish-deputetin Tomor Alizoti kjo nuk e zbeh aksionin e tyre përballë qeverisë. 

Menjëherë pas protestës së opozitës te Bashkia, ndërkombëtarët dënuan dhunën e ushtruar, mirëpo Alizoti reagimin e tyre e ka konsideruar si pa asnjë sens logjik, që dëmtojnë demokracinë në vend. 

"Deklaratat më të turpshme të këtyre zotërinjve, vidhemi ne, jo ambasadat, përfaqësojnë interesat e tyre, interesi ynë është i vjedhur, njerëzit e kanë parë që nëse kjo ndodh në vend e votës, shkulet Bashkia. Të gjithë kanë një lloj inferioriteti ndaj të huajve, ndërkombëtarët në Shqipëri preferojnë stabilitetin dhe jo demokracinë, deklaratat nuk kanë sens logjik, madje dëmtojnë demokracinë në Shqipëri”, tha Alizoti.