SPAK rrëzoi padinë e të vëllait/ Rama “shpërthen” keq ndaj Bardhit: Nuk është burrë...

SPAK nxori në "shesh" gënjeshtrën e Gaz Bardhit i cili nuk kishte bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës për dosjen "Xibraka". 

Pas kësaj, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili ka shpërthyer me akuzat të rënda ndaj Gazment Bardhit për të cilin tha se “nuk është burrë” duke gënjyer hapur për t’ia shitur italianëve sapunin për djathë.

“Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë! Hajde hajde ç’vete! Për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për ‘kallzim të rremë’ është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë. S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat e atij emisionit skandaloz”, shkruan ndër të tjera Rama.