Parashikimi i motit për javën tjetër/ Befasia: Deri në fund të muajit, pritet që...

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu, dëbore dhe temperatura të ulëta pritet të jetë prezent deri në fund të muajit Prill. 

Meteorologu Hakil Osmani tha se dita e hënë do të shënoj një përmirësim momental të kushteve atmosferike, ndërsa duke filluar nga dita e martë dhe gjatë gjithë javës do të ketë reshjet të dëborës në veri dhe reshje shiu në jug-perëndim të vendit.

Befasuese janë temperaturat të cilat në vendet malore (1000 meter mbi nivelin e detit) do të zbresin deri në -1 gradë celcius duke u shoqëruar me reshje dëbore deri më datën 28 prill. Këto temperatura të regjistruara në vend gjatë ditëve të fundit rezultojnë se janë disa gradë nën normalen për stinen e pranveres. 

Moti pritet të përmirësohet ditët e fundit të prillit dhe fillim të majit ku do të rriten ndjeshëm temperaturat.