Ndryshon moti në mënyrë drastike/ E premtja sjell surpriza, pritet që nesër...

Pas disa ditësh të ftohta me shi, stuhi dhe dëborë, moti ndryshon sërish në mënyrë drastike në vendin tonë. 

Sipas meteorologëve kanë marrë fund ditët e ftohta ndërsa dimri largohet përfundmisht nga Shqipëria.

Duke nisur nga dita e nesërme (e premte) pritet që në të gjithë vendin të jetë një mot i qëndrueshëm ndërsa temperaturat do të rriten disa gradë më të larta, optimale për stinën e Pranverës. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të jenë hera-herës deri të dendura. 

Temperaturat e premte: 
– në zonat malore 4 deri 16°C 
– në zonat e ulëta 8 deri 19°C 
– në zonat bregdetare 10 deri 20°C