Meta fillon flet përçart dhe sfidon Altin Dumanin, i bën kërkesën e papritur...

Ilir Meta edhe mbrëmjen e sotme ka filluar sërish të flasë "përçart" duke bërë krahasime pa logjikë.

Ai fillimisht ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani dëshiron që t’i sekuestrojë Partinë e Lirisë.  Më tej, Meta habiti të gjithë duke sfiduar hapur Altin Dumanin të cilin e ftoi që të dalin të dy në rrugë, për të parë se kush ka më shumë mbështetje popullore.

Ku e patë ju që më është ulur publiciteti? Popullariteti më është rritur. Ku e di ti që populli dashka më shumë Dumanin se mua? Ja ku jam. E ftoj të vijë. Të dalim në rrugë të dy dhe të shohim kë duan më shumë njerëzit”, tha Meta, i cili harron që prokurori nuk është politikan dhe nuk ka nevojë për mbështetje popullore.