“Mbaroi o jeta ime”/ Përfitoi nga Amnistia, vajza lirohet nga burgu! Mes lotësh ajo...

Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, sot në të gjithë vendin u hapën dyert e burgjeve për rreth 780 të dënuar. 

Personat e liruar kanë qenë kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale. Mes përfituesve nga amnistia ka qenë edhe një vajzë. E reja sapo ka dalë nga burgu është takuar me të atin. 

“Mbaroi o jeta ime”, është shprehur ai, ndërsa e reja mes lotësh i tha “sa je dobësuar”. 

Nga amnistia penale përfitojnë edhe rreth 800 të dënuar, si edhe 2662 persona të dënuar me shërbim prove. Ndërkohë për protestuesit do të pushohen 232 çështje.