Lajm i keq për opozitën e Berishës/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për...

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës të Sali Berishës. 

Referuar të dhënave të sondazhit të përmuajshëm të "Report Tv" në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 76.3% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë negativisht punën e opozitës, duke pësuar rritje me 75% që ishin muajin e kaluar. 

Konkretisht 48% e vlerësojnë negativisht, ndërsa 28.3% anojnë negativisht. Vlerësimi pozitiv nga qytetarët për aktivitetin e opozitës, ka një trend të lehtë në zbritje krahasuar me muajin mars. 

Kështu 17.8% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht opozitën, ulje kjo krahasuar me 18.6% që ishte muajin e kaluar. Ndërsa 6.0% anojnë pozitivisht, krahasuar me 5.7% që ishin muajin shkurt.