LAJM I FUNDIT – Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr këtë VENDIM "final" për Belerin…

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit i cili është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Gjykata e Lartë vendosi mospranimjn e rekursit të Fredi Belerit, në lidhje me lejen e posaçme për t’u lejuar të betohej si kryetar i Bashkisë Himarë. Kjo është e disata herë që refuzohet kërkesa e Fredi Belerit për të dalë nga qelia e burgut.

Beleri ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.