Kryeministri nuk ndalet! Rama sfidon gazetarin italian të “Rai 3”: Jam gati të...

Kryeministri Edi Rama vijon replikat në distancë me moderatorin e emisionit 'Report' në 'Rai 3', Sigfrido Ranucci.

Kryeministri i Shqiperise shpreh gatishmërinë për të qenë 'live' në emisionin Report për të thënë të vërtetat e tij.

“Unë kam për detyrë të ngulmoj për të nderuar të vërtetën e nëpërkëmbur nga ai program brutal dhe të mos dorëzohem në mbrojtjen e Shqipërisë dhe institucioneve të saj. Në çdo rast, tani jam unë që pres një telefonatë prej jush, duke ju siguruar se do të më gjeni shumë të disponueshëm për të dakordësuar përballjen tonë publike, drejtpërdrejt dhe pa pengje, gënjeshtër pas gënjeshtre, të vërtetë pas së vërtete, duke shpresuar ta mbyll me një përqafim dashamirës virtual, me një det në mes këndvështrimeve tona për vlerën e lirisë së informacionit, e cila siç e the me të drejtë nuk ka çmim”, tha Rama drejtuar gazetarit italian.