EMRAT/ Kush janë deputetët që “tradhtuan” Bashën dhe u bashkuan me Berishën për...

Mandati i deputetes së Olta Xhaçka është ridërguar në Gjykatën Kushtetuese me firmën e 44 deputetëve të opozitës së Sali Berishës. 

Kërkesa është firmosur edhe nga deputetët krah PD-së së Lulzim Bashës: Oriela Nebiaj dhe Eralda Tase. Kjo e fundit sqaroi se vota e saj kundër Xhaçkës nuk do të thotë se është pozicionuar me Rithemelimin, por i bashkon interesi i përbashkët.

Kuvendi vendosi me 72 vota kundër vendimit të mazhorancës për të mos e dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Vetë Xhaçka ka kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin "investitor strategjik" që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.