E FUNDIT/ Merr fund “rumpalla” e molotovit, Policia arreston protestuesit që...

Tre protestues janë arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës. Ata akuzohen për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”. 

Dy personat e arrestuar akuzohen për hedhjen e molotovit në derën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa një tjetër akuzohet për dhunë ndaj efektivëve të policisë. 

Policia tha se pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike. 

Kujtojmë që ndërkombëtarët (BE dhe SHBA) kanë dënuar ashpër protestën e dhunshme të organizuar nga opozita e Berishës para bashkisë së Tiranës.