Dosja e “Xibrakës”/ Rama i kthen përgjigje akuzave për Olsi Ramën: Vëllai im...

Kryeministri Edi Rama vijon replikat në distancë me moderatorin e emisionit 'Report' në 'Rai 3', Sigfrido Ranucci. 

Një shtrembërim të fakteve, Rama cilëson dhe atë pjesë të dokumentarit të ‘Rai3’ ku flitej për përfshirjen e të vëllait në çështjen Xibraka. 

Më vjen keq kryesisht për shtrembërimin e asaj që tregoni si akte gjyqësore në lidhje me vëllain tim, duke qenë se akte të tilla jo vetëm që nuk ekzistojnë, por pikërisht kjo është tashmë objekt i një padije gjyqësore për shpifje këtu në Shqipëri, një rrethanë që në një transmetim të thelluar investigativ siç pretendoni ta arrini, të paktën duhet përmendur për të shmangur riprodhimin pa kritikë të stereotipit të një epoke tjetër të shqiptarit të interesuar vetëm për drogën dhe të një Shqipërie të korruptuar nga koka e këmbët”, tha Rama.