Incidenti i Ramës në avion/ Spiropali: Gjermanët nuk e dinin me kë kishin të bënin, ishte...

Ministrja Elisa Spiropali ka folur për incidentin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lufthansës nga Gjermania për në SHBA.

Rama ka debatuar në avion për shkak të refuzimit për të vendosur maskën. Spiropali tha se kompania ka kërkuar falje dhe se bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë. 

“Kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, tha Spiropali.