Ngjarja e Himarës/ Edi Rama jep lajmin: Do ngrihet "Njësia speciale Policore", do e quajmë...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit ku u ndal tek ngjarja e Himares ku 7 vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u përplas nga një skaf në bregdet.
Marrë shkas nga kjo tragjedi kryeministri paralajmëroi një reformë të rëndësishme strukturore në ngrehinën institucionale që merren me menaxhimin e detit, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga motorët e ujit. Ai bëri me dije se i ka kërkuar ministrit Bledi Çuçi krijimin e një "njësie speciale policore" e cila do të marrë emrin e vogëlushes që i’u ndërpre jeta tragjekisht. 

"I kam kërkuar ministrit që të krijojmë një njësi speciale policore të cilën do ta quajmë Jonada, të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe ajri me mjete të modernizuara me dron për të siguruar siguri t plotë për pushuesit”, tha Rama.