Kryeministri Rama duke u ndaluar tek zgjedhja e Presidentit të ri ka thënë se qeveria është e gatshme të komunikojë me të gjitha palët, por jo me Sali Berishën.
Rama u shprehe se nuk e sheh të udhës që presidenti duhet zgjedhur nga populli për shkak se ne nuk jemi republikë Presidenciale.
"Ne do të bëjmë përpjekje që të komunikojmë me të gjitha copat dhe çikat e mundshme për të komunikuar, se jo me çdo copë e çikë do të komunikojnë. Do komunikojmë me të gjitha copat dhe cikat që përfaqësojnë të gjallët. Se ka disa që nuk mund të komunikojmë fare”, tha Rama duke iu referuar grupit të Sali Berishës.