Çmimi i naftës në Shqipëri shkon 230 lekë/L, zbulohet lëvizja e papritur e Ramës...

Për shkak të konfliktit rus në Ukrainë këtë javë çmimi i naftës dhe benzinës arriti një rekord të ri, duke u tregtuar 230 lekë/litër, por duket se ky cmim do të rritet sërish.

Ministria e financave ka thirrur në një takim operatorët e fushës dhe sipas pritshmërive të tyre, cmimet do të vijojnë shtrenjtimin. Nisur nga kjo situatë, qeveria kryen lëvizjen e papritur pasi po mendon të mbështesë shtresat në nevojë. 

"Qeveria po sheh mundësinë për të gjetur një formë për të mbështetur shtresat në nevojë. Forma më e mirë është ajo e subvencionimit për disa grupe më vunerabël", njofton Qeveria Rama.