Viti i Ri/ Qeveria shqiptare jep para për të varfërit, ja sa do marrin secili çdo muaj...

Duke filluar nga Janari i vitit 2022 Qeveria Rama do të rritë Ndihmën Ekonomike për familjet e varfëra.

Me buxhetin e vitit 2022 do të mundësohet rritja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, sipas 3 kategorive. 

"Do të dyfishohet duke filluar nga Janari i vitit 2022 ndihma ekonomike për rreth 15 mijë familje përfituese të cilat kanë mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç. Do të trefishohet masa e ndihmës ekonomike për fëmijët me status jetimi, për gratë e trafikuara. Do të rritet për pjesën tjetër të përfituesve me 10% masa e ndihmës ekonomike sipas strukturës së familjes”, njofton Rama.