"Do e kthejmë portin e Durrësit, më të bukurin në Mesdhe”.
Lajmin e mirë të nisjes nga puna për rindërtimin e 12 pallateve të shembura në Durrës, Kryeministri Rama e dha gjatë inspektimit të punimeve në njërin prej tyre.
Pjesë e programit të rindërtimit do të jenë edhe 2000 apartamentet e reja në Spitallë, për të cilat Kryeministri tha se ka mbërritur në Shqipëri edhe përfaqësuesi më i lartë i kompanisë së Emirateve Arabe që do të mundësojë ngritjen e tyre.