Kryeministri Edi Rama ishte në periferi të Tiranës ku dhuroi çelsat e shtëpisë së re një prej familjeve të zonës.
Por gjatë vizitës, Rama tha se mandatin e 3-të e kërkon për të vijuar rindërtimin e shtëpive duke mos i lënë jashtë shqiptarët.
"Se thonë pse e doni mandatin e tretë. Mandatin e 3-të e duam për të vazhduar betejat që kemi nisur, me pandeminë dhe rindertimin e banesave. Fshatrat kanë nevojë për punë shumë. Ka fshatra që janë pak larg dhe kanë nevojë për punë. Tani keni një shtëpi që nuk do e kishit bërë dot kurrë vetë”, u shpreh Rama.