Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në “Sheshin Shqiponja", ku zbuloi se hyrja e re e Tiranës do jetë gati më 15 mars.
Ndërkohë të pyetur nga Rama, inxhinierët thanë se vepra e plotë do të jetë gati në dhjetor të 2021-it.
"Për një muaj deri në 15 mars bëhemi gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut, ne do e përdorim fillimisht për mbarëvajtjen e trafikut deri në përfundim të projektit. Ka qenë një punë shumë e madhe për t’u bërë”, tha Rama.