Donald dhe Romeo Veshaj i bashkohen PS, marrin poste të rëndësishme...

Damian Gjiknuri ka bërë me dije se aktorët Donald dhe Romeo Veshaj do të angazhohen si koordinatorë të zyrës së posaçme për të gjithë vlonjatët. 

Donald dhe Romeo Veshaj janë jo vetëm dy të rinj vlonjat të suksesshëm por tashmë do të angazhohen edhe si koordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë. 

Një zyrë që do të shërbejë si vendtakimi për të gjithë vlonjatët që jetojnë në kryeqytet. Na bashkon të gjithëve dëshira dhe vullneti i mirë për të mbështetur punët e mira që po transformojnë Qarkun e Vlorës”, shkruan Gjiknuri.