Kryeministri Rama ka njoftuar se nga dita e sotme ka nisur puna për ndërtimin e një tjetër aksi rrugor që lidh 4 qytete njëra me tjetrën dhe shkurton shumë kohë.
Rruga e re Berat-Ballaban (Këlcyrë) lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës ku përfitojnë 150 banorë të kësaj zone.
"Kështu do të duket aksi i rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë). Ky aks shkurton kohën e udhëtimit, nga Berati në Përmet e Gjirokastër, si dhe do të nxisë zhvillimin e turizmit në këtë zonë mrekullish natyrore", shkruan Rama.