Me një atmosfere elektrizuese kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të cilin e cilësoi si "më të mirin në jetën e tij politike" me Shqiptarët në Greqi.
Rama mbërriti në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00, ndërsa më pas mbajti një fjalim krenarie me Shqiptaret që jetojnë në vendin fqinj të cilët i ftoi të kthehen përfundimisht nē Atdheun mëmë.
Ishte Ambasadorja Shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga e cila priti Edi Ramën dhe delegacionin e tij në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” në Athinë.
Për vizitën e Ramës u morën masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen pa incidente të takimit të kryeministrit me emigrantët shqiptarë.