Qeveria Rama ka premtuar se brenda mandatit të 3-të do të bëjë realitet ndërtimin e linjës hekurudhore që lidh Pogradecin – Korçën me Greqinë.
“Përveç linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë (Tiranë - Rinas - Durrës), do të ndërtohet dhe linja e re (Pogradec - Korçë - Greqi) e cila do bëjë më të shpejtë lëvizjen e emigrantëve në drejtim të Bashkimit Europian”, njofton Rama, ndërsa puna nis brenda këtij viti.
Gjithashtu, do të rehabilitohet edhe hekurudha Vorë - Hani i Hotit.