Socialisti i parë që i del në krah Saimir Tahirit: Do të pres vëlla, Ti je...

Ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika i ka dalë në mbrojtje Saimir Tahiri, i cili u dënua sot me 3.4 vite heqje lirie.

Gjika në mesazhin e tij shpreson që Tahiri të shpallej i pafajshëm dhe inkurajon që të kalojë edhe këtë sprovë. 

"I dashur Saimir! Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla! Ti je i fortë! Sprovat të bëjnë edhe më të fortë! Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë", shkruan Gjika.