Zhvillim i fundit – Sali Berisha kërkon lirinë, GJKKO sapo merr këtë vendim...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. 

Të dy ndodhen në “arrest shtëpie” ndërsa janë në hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Në përfundim të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj hodhi akuza se kjo çështje po zvarritet me urdhër të Edi Ramës me qëllim që Berishës t'i “digjet” mandati i deputetit.

"Një skandal i radhës, ne do të vijojmë rrugën ligjore. Zgjatja e afatit të kësaj çështje do ecë me kalendarin politik, siç e ka ndarë kryeministri, lidhet me mandatin e Berishës. Janë ato afate që përcaktojnë këto afate”, tha Gjokutaj.

Kujtojmë se GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, me mbikqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.