LAJM I FUNDIT/ Merr fund “rumpalla” e molotovit, Policia arreston protestuesit që...

Policia e Tiranës ka arrestuar dy protestuesit e “Rithemelimit” të Sali Berishës duke i dhënë fund “rumpallës”. 

Ata ishin shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë protestës disa ditë më parë, dyshohet se hodhën molotov drejt bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se ata janë arrestuar sot duke shkuar në protestë, rreth orës 10:00, teksa po i drejtoheshin bashkisë së Tiranës. 

Protestuesit akuzohen për veprat penale: “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. 

Edhe gjatë protestës së sotme (e katërta radhazi), një ‘grusht’ militantësh hodhën bomba molotov drejt bashkisë së Tiranës.