Trena me shpejtësi 120 km/h, hekurudha moderne Vorë-Hani i Hotit/ Linja përfundon në vitin...

Hekurudha Vorë - Hani i Hotit do të jetë elektrike dhe trenat do të lëvizin me shpejtësi deri në 120 km/h.

Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër parashikohet të përfundojë në vitin 2030-n duke bërë të mundur që nëpërmjet saj të lëvizin 2.3 milionë udhëtarë e 900 mijë tonë mallra çdo vit. 

Është e vetmja linjë ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi përmes stacionit të Tuzit për të vijuar pastaj në Podgoricë dhe lidhjen me kryeqytete e tjera së asaj pjese të Rajonit siç është Beogradi, Zagrebi, Lubjana e deri në Budapest.

Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen, linja hekurudhore pritet të përbëhet nga 12 stacione, 12 ura dhe një tunel të gjatë 320 metër. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë.