Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Është një dështim, ka përfunduar në...

Deputeti, Erion Braçe e konsideroi “dështim” mënyrën sesi Meta po "lufton" kundër interesave pro perëndimore. 

"Është një dështim. Të përfundosh në një luftëtar kundër këtyre interesave perendimore, nuk shkon”- tha Braçe. 

Sa i takon kërcënimeve të Metës kundër SPAK, Braçe tha se sulme të tilla cënojnë integritetin e institucioneve dhe theksoi se politikanët duhet të jenë totalisht të barabartë me qytetarët e tjerë para ligjit. 

Një vendim sado i padrejtë të jetë në gjykimin tënd, nuk mbrohet se ti je politikan. Fuqia që politikanët përdorin për të delegjitimuar punën e prokurorit, të gjykatësit apo gjyqtarëve të drejtësisë së re, duhet të ndalet këtu. Cënon fort integritetin e këtyre institucioneve. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pabarazi para ligjit. Kanë nevojë për politikanë të përulur që u nënshtrohen proceseve ligjore si gjithë të tjerët”, tha Braçe.