Sulmet e Metës ndaj Dumanit/ Reagon FORT Ambasada Britanike: T’i jepet fund...

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith ka mbështetur institucionin e SPAK i cili së fundmi ka qenë objekt i sulmeve nga Ilir Meta. 

Ambasada Britanike shprehet se në Shqipëri duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë në interes të qytetarëve. 

"Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit, si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në reagim.