Si do jetë hekurudha Vorë-Hani i Hotit? Trenat do të lëvizin me shpejtësi deri në...

Hekurudha Vorë Hani i Hotit do të jetë elektrike dhe trenat në të do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometër në orë. 

Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër parashikohet të përfundojë në 2030-n duke bërë të mundur që nëpërmjet saj të lëvizin 2.3 milionë udhëtarë e 900 mijë tonë mallra çdo vit. 

Detajet janë publikuar në marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimit të çuar në Kuvend për miratim nga qeveria. Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen, linja hekurudhore pritet të përbëhet nga 12 stacione, 12 ura dhe një tunel të gjatë 320 metër. 

Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë. Në total, linja hekurudhore pritet të kushtojë 356 milionë euro.