Rritet punësimi/ Hapen 300 biznese të reja në këtë qytet të Shqipërisë...

Këtë vit në qarkun e Vlorës janë hapur 283 biznese, ata janë përqendruar kryesisht përgjatë vijës bregdetare të Lungomares, Orikumit e Radhimës. 

Përveç sipërmarrjeve të reja, në muajin prill kanë hapur aktivitetin edhe bizneset sezonalë të Borshit, Himarës dhe Dhërmiut. 

"Përpara nisjes së sezonit turistik, nga regjistrimet e kryera për muajt janar shkurt dhe mars 2024, kemi një numër subjektesh për janarin 98 subjekte, 98 subjekte dhe në muajin shkurt dhe në muajin mars 87 subjekte të regjistruar rishtazi”,-tha Ermal Pekmezi, drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve në Vlorë. 

Vlora po njeh rritje të turizmit këto vite dhe kjo kërkesë ka nxitur zhvillimin e biznesit, por sfidë për këta të fundit mbetet gjetja dhe mbajtja e një stafi të qëndrueshëm. Operatorët turistikë tregojnë se në sektorin e kuzhinës po plotësohet stafi me shtetas turq, për sektorin e mirëmbajtes, shtetas nga India, ndërsa sanitaret vijnë nga Nepali.