Qeveria Rama jep njoftimin për Shqiptarët: Në këto 3 shtete të tjera hapet...

Shqipëria do të ketë së afërmi përfaqësitë e saj diplomatike në 3 shtete të tjera: Kenia, Indi e Indonezi, duke forcuar kështu pasaportën shqiptare në botë.

Ministri Hasani thotë se në Këshillin e Ministrave, sot u miratua hapja e ambasadave në këto 3 shtete: Kenia, Indi dhe Indonezi. 

"Kjo nismë u mor nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke vlerësuar kontributin dhe peshën specifike që çdo vend projekton në arenën ndërkombëtare dhe rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë. Turizmi dhe zgjerimi i hartës së lëvizjeve të shtetasve shqiptarë për qëllime turistike, është një tjetër argument, mbi të cilin MEPJ u mbështet për propozimin e hapjes së 3 përfaqësive të reja. Pas vendimit të sotëm, numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 7 misione të përhershme”, shkruan Hasani.