"Porta hyrëse nga ajri”, Balluku jep LAJMIN E BUKUR: Aeroporti i Vlorës po përfundon...

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u ndal edhe tek aeroportet duke thënë se në aeroportin e Vlorës vitin tjetër do të ngrihen dhe do të ulen avionët e parë në këtë kohë. 

Balluku theksoi se aeroporti i Vlorës përfundon në fund të 2024 dhe fluturimet e para nisin në fillim të vitit 2025.

Çdo ndodh këtë vit, 14 milionë turistë është projeksioni, ne presim shumë më shumë. Ndaj kemi parë strategjinë e aviacionit civil atë të portave hyrëse nga ajri. 4 aeroporte duke nisur nga Kukësi, Tirana Vlora dhe ai i Gjirokastrës janë dhe do të jenë të disponueshme në vendin tonë. Ai i Rinasit ka qenë një aeroport me 13 mijë metra katrorë terminale, sot kemi 40 mijë metra katrorë terminale. Ndërkohë që aeroporti i Vlorës ka një ecuri të shkëlqyer dhe në fund të këtij viti do e kemi plotësisht të dorëzuar dhe vitin tjetër do ngrihen avionët e parë. Gjithashtu në muajin Maj dy hapim dy gara për dy porte”, tha Balluku.