Plas brenda familjes, Monika i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Metës...

“Filma të vjetër me të njëjtin përfundim”, ka shkruar Monika Kryemadhi një mesazh që mesa duket ia ka dërguar publikisht bashkëshortit të saj, Ilir Metës. 

Kryemadhi reagoi vetëm pak pasi Ilri Meta mbylli afro dy orë konferencë, ku u përqendrua sërish tek akuzat dhe fyerjet ndaj kreut të Spak Altin Dumanit, dhe tradhtive brenda partisë së tij. 

"Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar. Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.'- shkruan Kryemadhi.