Pas akuzave të Metës për tradhti, jep DORËHEQJEN i "besuari" i Kryemadhit...

Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë.

Dorëheqja vjen një ditë pasi Ilir Meta hodhi akuza për nepotizëm dhe tradhti brenda Partisë së Lirisë. Braimllari njihet si një nga të besuarit e Monika Kryemadhit.

Reagimi i plotë nga Braimllari: "Jap dorëheqjen nga funksioni i nën kryetarit të Partisë së Lirisë. Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite. Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit. Falenderoj kryetarin Ilir Meta për mundësinë e dhënë ndër vite".