Nuk është Tirana! Meteorologu tregon 2 qytetet më të nxehta këtë javë në Shqipëri...

Dy ditët e para të kësaj jave pritet të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta kurse duke nisur nga e mërkura do të rikthehen sërish reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. 

Meteorologu tregoi 2 qytetet me temperaturat më të larta, do jenë Berati dhe Elbasani, në të cilat vlerat mund të arrijnë deri në 30 gradë celsius. 

"Dy ditët më të nxehta pritet të jenë e hëna dhe e marta. Parashikohet që në qarqet e Beratit dhe të Elbasanit temperaturat mund të arrijnë edhe 30 gradë celsius, deri në 29 gradë celsius temperaturat do arrijnë edhe në Tiranë. Vija bregdetare parashikohet të jetë 27-28 gradë celsius. Në zonat malore temperaturat do arrijnë deri në 20 gradë celsius, ku ky maksimum do të arrihet në zonën e Kukësit. Kushtet e motit ndryshojnë duke filluar nga e mërkura. Do kemi shtim gradual të vranësirave dhe në zonat lindore mund të kemi reshje shiu. E enjtja dhe e premtja mund të kenë shtim të vranësirave dhe të shirave”, tha Hakil Osmani.