Nënë Fatimja feston ditëlindjen/ Monika befason me fjalët: Po përballesh me vështirësi...

Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit feston ditën e sotme ditëlindje. 

Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të hershme të nënës së saj, teksa i kërkon falje për vështirësitë që i është dashur të haset në të shkuarën, por edhe tani për shkak të saj. 

"Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim. Ti sot ke ditëlindjen dhe unë mund shkruaj fjalë pa fund për ty por asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar", shkruan Monika Kryemadhi.