Ministria gati të ndryshojë “ligjin”, ashpërsohen gjobat për ata që bëjnë këtë gjë...

Qeveria Rama është e vendosur për të mbajtur pastër territorin dhe për të gjobitur rëndë ndotësit e ambientit. 

Kumbaro foli për "projektligjin e ri" që ka kaluar në qeveri ku Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur një paketë ligjore për rritjen e masës së gjobave për kategoritë e lidhura me ndëshkimet dhe kundërvajtjtet mjedisore. 

"Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sapo ka mbyllur përgatitjen e një pakete ligjore për rritjen e masës së gjobës dhe për ta kthyer në titull ekzekutiv. Që do të thotë, edhe sot nëse vihen gjoba për ndotje mjedisore, përveçse janë shumë të ulëta gjithë procedura e ankimimit e bën atë të paekzekutueshme. Dhe duke kaluar koha, ajo humbet efektin edukativ si masë ndëshkimore. Prandaj në projektligjin e ri që kemi çuar në qeveri dhe më pas në parlament është rritja e masës së gjobës për të gjitha ato kategori që kanë të bëjnë me ndëshkimet dhe kundërvajtjet mjedisore”, tha ministrja Kumbaro.