“Ilir Meta, një hap larg arrestimit”/ Vjen deklarata e bujshme nga...

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në daljet e tij në konferencat e zhvilluara me gazetarët ka hedhur akuza të renda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. 

Në një intervistë në "ABC News", ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi duke analizuar akuzat e Metës ndaj SPAK, u shpreh se ai po tregon që është në presion.

"Në kushte normale njerëzit gjykojnë normalisht, por në kushtet e presionit njerëzit detyrohen të dalin nga vetja dhe të bëjnë gabime. Po ta shohësh zotin Meta te jep idenë se nuk është stabël nga ana mendore. Por po ta pyesësh atë ai të thotë se po jap mesazhe. Por në dukje, është dhënë përshtypje edhe se Meta është afër arrestimit. Zoti Meta dhe shumë politikanë të tjerë të rëndësishëm që nuk e marrë në konsideratë që zullumi vjen një ditë edhe këputet. Nuk mund t’i shmanget askush”, tha Ibsen Elezi.