Meloni reagon pas dokumentarit "të turpshëm" të "RAI3": Rama u linçua pasi...

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni reagoi pas dokumentarit të "Rai3", duke theksuar se homologu i saj, Edi Rama u sulmua pas ndihmoi Italinë për emigrantët. 

"Rama u linçua sepse ndihmoi Italinë me emigrantët”, tha Meloni.

Kryeministrja e Italisë i kërkoi falje Shqiptarëve për prishjen e imazhit nga dokumentari i turpshëm që kishte si "mision" sulmin frontal ndaj Meloni.

Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën, por zgjodhën ta linçonin. E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Organizuan një dokumentar për Shqipërinë në të cilin e portretizonin si një narko-shtet. Solidaritet me Ramën, Tiranën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha Meloni.