"Lajm i shumëpritur për punonjësit"/ Shteti do të paguajë pagat e prapambetura për...

Pagesat e prapambetura për punonjësit e Kombinatit mekanik të Policanit do të shlyhen nga buxheti i shtetit. 

Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ku njoftoi miratimin e pr/ligjit të posacëm për shlyerjen e këtyre pagave.

"Kemi miratuar, pr/ligj për pagesat e prapambetura të ish punonjësve të Kombinatit mekanik të Policanit. Një lajm i shumë pritur nga dhjetëra punonjës të këtij kombinati. Shoqëritë aksionere këto detyrime duhet t’i paguajnë vetë, supozohet që duhet të dalin me fitim. Ne nuk e inkurajojmë që detyrimet e akumuluara në vite nga Sh.a të bëhen praktikë të paguhen nga buxheti i shtetit, por ky është një rast specifik, ndaj miratuam këtë ligj të posacëm, mund të jetë një rastet e fundit, kur buxheti i shtetit merr përsipër të shlyejë këto detyrime. Kemi marrë përsipër pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura për mbi 120 punonjës, bëhet fjalë për rreth 83 milionë lekë”, njofton qeveria Rama.