Lajm i Fundit/ E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia në Durrës...

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Durrës, Daniela Halidini (Qendraj). 

Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të pedagoges e ka dhënë Universiteti i cili shkruan se nga sot Daniela do t’i mungojë shumë familjes, miqve, kolegëve e studentëve të saj. 

"Prof. Daniela do të kujtohet nga të gjithë ne si pedagogia plot pasion, njeri me vlera të mëdha, e mençur, e dashur, zemërgjerë dhe e buzëqeshur. Ka qenë nder dhe privilegj për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të punonim pranë saj. Faleminderit e nderuar Prof. Daniela për kontributin e vlerat e jashtëzakonshme që ke dhënë në UAMD! Të qoftë e lehtë rruga drejt dritës!”, thuhet në postimin e universitetit.