Kryemadhi tregon hapur për kë votoi: Ata që thonë se jam tradhtare...

Deputetja Monika Kryemadhi pas votimit ka bërë publike votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku duket se ka zgjedhur me "X" emrin e Ilir Metës. 

"Për të gjithë ata që thonë se është tradhtare Monika. Ka budallenj sa të duash ore”, shprehet ajo. 

Kryemadhi i ka qëndruar besnike bashkëshortit të saj, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve "teatrale" që kanë pasur ditët e fundit. 

Kujtojmë që ditët e fundit Ilir Meta ka shpërthyer me sulme ndaj drejtësisë së re dhe e ka akuzuar bashkëshorten e tij për tradhti brenda partisë.